Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Konflikti në Maqedoni mund të përshkallëzohet. Korrespondentë të BBC në rajon, cituan komantatët e UÇKP të kenë thënë, se një mijë luftëtarë shqiptarë të kësaj ushtrie mund të dërgohen në Maqedoni në mbështetje të UÇK-së. Deri tani përleshjet e armatosura në Maqedoni, kanë qenë të kufizuara, por me forcat e tjera UÇK-ja mund të marrë më shumë fshatra nën kontrollin e saj dhe sipas diplomatëve perëndimor, çdo rritje e aktivitetit ushtarak, mund ta shtyjë Ballkanin drejt një luftë të re.

E ndërsa ushtria jugosllave përgatitet të futet në zonën e sigurisë, paqeruajtësit e NATO-s, do të rrisin praninë e tyre në këtë zonë. Kjo në bazë të një marrëveshje mes NATO-s dhe zyrtarëve serb. Futja e trupave serbe në këtë rajon, synon që luftëtarët e ushtrisë së Preshevës të dorëzohen. NATO ofron amnisti./tvklan.al