Rasmussen

Aleanca Veri-Atlantike do t’i kundërpërgjigjet në mënyrë shpejtë kërcënimeve nga jashtëm përmes një grupi të ri ushtarak.

Ky grup do të quhet “Maja e Shigjetës” dhe në përbërje të tij do të jenë 3000 deri në 5000 trupa.

Këtë e bëri të ditur Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Anders Fog Rasmusen gjatë një konference për shtyp, në përfundim të Samitit të 28 vendeve anëtare të aleancës, në Njuport të Uellsit.

Sipas Rasmusen, njësia e re ushatarake është një mesazh i qartë për të gjithë agresorët potencial, që kërcënojnë sigurinë e vendeve anëtare të NATOs.

Njësia do të jetë në gjendje të mobilizohet dhe të pozicionohet në rajonet e kërcënuara brenda 3 ditëve.

Marrëveshja për formimin e kësaj njësie, pjesë e një plani prej 6 pikash, erdhi në samitin që kishte në fokus, pikërisht mënyrat e menaxhimit të provokimeve ruse ndaj Ukrainës.

Në një konferencë tjetër të veçantë për shtyp, Presidenti amerikan Barak Obama foli për rritjen e buxhetit të aleancës veriatlantike, përballë kërcënimeve të vazhdueshme të kohëve të fundit.

Duke shprehur mbështetjen e plotë për qeverinë e Kievit ndaj kërcënimit rus, Obama paralajmëroi se së shpejti vendosjen e sanksioneve të reja edhe më të ashpra ndaj Moskës.

Një tjetër pikë ku u përqëndrua ky samit ishte edhe menaxhimi i situatës në Lindjen e Mesme.

Një pjesë e këtij rajoni është në kaos për shkak të aktivitetit të Shtetit Islamik.

Burime nga samiti bënë me dije se Sekretari amerikan i Shtetit Xhon Kerri kishte kërkuar ngritjen e një “aleance bërthamë” brenda NATO-s mes Shteteve të Bashkuara, Gjermanisë, Britanisë së Madhe, Francës, Italisë, Danimarkës, Polonisë, Kanadasë, Australisë e Turqisë.

Këto vende do të angazhohen në operacionet që do të ndërmerren në Lindjen e Mesme kundër Shtetit Islamik.

Tv Klan