Russian President Vladimir Putin (R) meets with Turkish President Tayyip Erdogan at the Kremlin in Moscow, Russia, September 23, 2015. REUTERS/Ivan Sekretarev/Pool

Pas kritikave të shumta nga Shtetet e Bashkuara se po godet opozitën e Presidentit sirian Bashar al-Assad, Rusia ka marrë edhe paralajmërimin e NATO – s sa i përket sulmeve ajrore të nisura javën e shkuar. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, tha se Moska duhet të ndalë bombardimet në Siri, pasi po vriten civilë dhe jo ekstremistë të ISIS. Stoltenberg u ndal gjithashtu edhe tek dhunimi i hapësirës ajrore turke nga avionë rusë, duke e quajtur këtë veprim si të papranueshëm.

Këto zhvillime vijnë pasi të shtunën dhe të dielën avionë të paidentifikuar rusë shkelën hapësirën ajrore turke,duke vënë në alarm ushtrinë vendase. Ministri i Jashtëm turk Feridun Sinir/Liollu dhe homologu i tij rus Sergei Lavrov nisën bisedimet për zgjidhjen e kësaj situate, të cilën Moska e quan një gabim në llogaritjen e koordinatave. Ndërsa kryeministri turk Rexhep Taip Erdoan, e cilësoi këtë dhunim të hapësirës ajrore si një “gabim të rëndë” nga ana e Rusisë.

Ndërkohë në Siri, ISIS vazhdon luftën e tij ndaj trashgimisë kulturore, duke goditur një tjetër monument 2000 vjeçar. Agjencia e lajmeve AFP raporton se Harku i Triumfit në Palmira është shkatërruar plotësisht. Palmira njihet si një nga qytetet më të lashta në Siri, ajo cilësohet nga UNESCO si një nga qëndrat e trashgimisë botërore.

Tv Klan