Ministrat e Jashtëm të NATO kanë reaguar në lidhje me situatën e krijuar në Afganistan nëpërmjet një deklarate të përbashkët ku kërkojnë ndaljen e menjëhershme të akteve të dhunës në Afganistan dhe zbatimin e plotë të të drejtave të njeriut.

Në deklaratën me 6 pika, diplomatët e Aleancës së Atlantikut Verior premtojnë se do të vijojnë procesin e evakuimit të të gjithë qytetarëve perëndimor si dhe të bashkëpunëtorëve vendas dhe për këtë arsye kërkojnë dhe lejimin e vijimit të fluturimeve në aeroportin e Kabulit.

Mes të tjerash Ministrat e NATO angazhohen se do të reflektojnë për atë që ndodhi në Afganistan.“Ne nuk do të lejojmë që asnjë terrorist të na kërcënojë. Ne mbetemi të përkushtuar për të luftuar terrorizmin me vendosmëri, vendosmëri dhe solidarite”, thuhet ndër të tjera në deklaratë.

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë në takimin e jashtëzakonshëm të Këshillit të Atlantikut të Veriut. Ministrja Xhaçka tha gjatë fjalës së saj se është e papranueshme sesi vende anëtare të NATOS-s mos të arrijnë do t’ju ofrojnë strehim dhe një jetë të re njerëzve që punua dhe luftuan për të ardhmen që ju premtuan.

Klan News