“Palët të respektojnë marrëveshjet, KFOR përgjegjës për kufirin”

NATO ka reaguar mbi ngjarjet më të fundit në veri të Kosovës, duke deklaruar se po i merr seriozisht këto zhvillime.

Zëdhënësja e Aleancës Ushtarake, Oana Lungesku i kujtoi Prishtinës dhe Beogradit se KFOR është përgjegjës për sigurimin e kufirit.

“NATO i merr shumë seriozisht ngjarjet në veri të Kosovës. KFOR po merr të gjitha masat e nevojshme për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë, siç autorizohet me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”.

Aleanca Ushtarake shprehet se mbetet e vendosur për të zbatuar mandatin që ia janë caktuar trupave të saj të KFOR.

“Angazhimi i KFOR-it për zbatimin e mandatit të tij është i palëkundur, siç tregohet nga dislokimi shtesë i fundit i 500 trupave. I rikujtojmë edhe një herë të gjitha palëve obligimet e tyre ndaj KFOR-it sipas Marrëveshjes Teknike Ushtarake, përfshirë respektimin e vijës kufitare administrative, procedurave për Policinë e Kosovës dhe marrëveshjen e vitit 2013 për dislokimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës në veri. Këto detyrime janë krijuar për të siguruar veprim të koordinuar, për të shmangur përshkallëzimin dhe për të ruajtur e mjedisit të sigurt”.

Më 14 Qershor, në zonën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, janë arrestuar tre policë kufitarë të Kosovës nga forcat serbe. Serbia pretendon se ata janë arrestuar “thellë” brenda territorit të saj. Por, Kosova thotë se ata janë rrëmbyer brenda territorit të Kosovës.

KFOR-i, si përgjegjësi kryesor për sigurinë e territorit të Kosovës, ka deklaruar më 16 qershor se “bazuar në të dhënat e disponueshme, mbetet e paqartë se ku kanë qenë zyrtarët e Policisë së Kosovës në momentin e arrestimit”.

Tv Klan