Frika për trazira para zbatimit të vendimit për targat

Përpara zbatimit të vendimit të 31 Tetorit për targat, NATO i dërgon trupa rezervë misionit paqeruajtës KFOR në Kosovë. Agjencia e lajmeve Rojters, duke iu referuar një prej komandantëve të misionit thekson se shtimi i një batalioni të këmbësorisë nga Britania e Madhe ndërmerret  për të garantuar sigurinë në veri të Kosovës.

Afati i 31 Tetorit për zbatimin e vendimit të targave ka ngjallur frikën e një konflikti midis Kosovës dhe Serbisë. Zëvendëskomandanti i KFOR-it tha se NATO nuk mund të përjashtonte tensione të reja në veri me afrimin e afatit dhe se aleanca ishte e gatshme të rriste trupat në Kosovë nëse tensionet mes pakicave serbe ndizen sërish.

Rreth 3,700 paqeruajtës të NATO-s janë ende të stacionuar në ish-krahinën serbe për të parandaluar dhunën midis shqiptarëve etnikë dhe serbëve. Ndërsa trupat e tjera rezervë të mbërritura në Kosovë llogariten nga 500 deri 1 mijë ushtarë.

Përpjekjet e mëparshme për të zbatuar vendimin e reciprocitetit për targat në veriun e Kosovës kishin çuar në përleshje midis policisë dhe serbëve lokalë, të cilët ngritën postblloqe gjatë verës. Barrikadat u hoqën vetëm kur paqeruajtësit e NATO-s ndërhynë për të mbikëqyrur procesin dhe Kosova ra dakord të shtyjë afatin e për zbatimin e reciprocitetit deri në 31 Tetor.

Tv Klan