Më tepër se 40 piktorë nga trevat shqipfolëse kanë mbërritur këtë fundjavë në Kolonjë, për të hedhur në telajo impresionet e natyrës së veçantë të kësaj treve.

Vjeshta kolonjare ju ka dhënë frymëzim artistëve, të cilët janë shpërndarë në disa prej zonave më të njohura turistike si Rehova Borova apo Leskoviku. Shumica e artistëve e  vizitojnë për herë të parë Kolonjën, ku mikpritja e banorëve mahnit po aq sa peizazhi që ndërthur ngjyrat e të gjitha stinëve.

Asgjë më mirë se arti dhe askush më bukur se artistët nuk mund të kontribuojnë për promovimin e bukurive dhe atraksioneve të një zone kaq të pasur sa Kolonja.

Punimet e realizuara nga artistët e kolonisë do të ekspozohen në qendër të qytetit të Ersekës.

Klan News