Navalny akuzon Putinin për tentativë vrasje



Navalny akuzon Putinin për tentativë vrasje

13:55 01/10/2020

Jep intervistën e parë për “Der Spiegel” pas daljes nga spitali

Alexei Navalny akuzon drejtpërdrejtë Presidentin rus Vladimir Putin për helmimin e tij. Këtë e tha në të parën intervistë pas daljes nga spitali që e dha për revistën gjermane ‘Der Spiegel’, ku thotë se nuk mund të ketë asnjë version tjetër për atë që ka ndodhur.

Për të përjavshmen gjermane, Navalny rrëfen edhe përjetimet në momentet e helmimit. Ai pohon se kishte konsumuar ujë nga shishet e dyshimta që u gjetën në hotelin e tij. Shprehet se nuk pati dhimbje por ndjente se po vdiste kur agjenti nervor nisi të bëjë efekt. 

Navalny pohon se ai ishte helmuar me Noviçok, një lëndë helmuese që mund ta prodhojë vetëm ushtria ruse me urdhër të Presidentit të vendit. Kremlini i ka hedhur poshtë më herët të gjitha këto akzua.

Kjo nuk është hera e parë e përpjekjeve për vrasjen e aktivistëve të opozitës ruse, por rasti i parë që një i mbijetuar në një tentativë të tillë e drejton gishtin drejtpërdrejt nga Kremlini.

Në intervistë, Navalny shprehet se është gati të rikthehet në Rusi për të vazhduar betejën politike anti-Putin. Aktualisht, lideri i opozitës ruse ka dalë nga spitali Sharite në Berlin dhe po u nënshtrohet terapive për riaftësimin e plotë fizik.

Tv Klan





Të ngjashme