Navalny do të rikthehet në Rusi


Navalny do të rikthehet në Rusi

14:15 15/09/2020

Lideri i opozitës ruse Alexei Navalny do të rikthehet në Rusi, tha zëdhënësja e tij. Vetë Navalny ka publikuar në rrjetet sociale një foto të tij nga spitali, ku duket në gjendje të mirë shëndetësore.

Navalny po trajtohet në një klinikë në Gjermani dhe doli nga koma disa ditë më parë. Ai ishte helmuar me Noviçok, një substancë helmuese ruse e ndaluar për përdorim. Kryeopozitari rus u ndje keq gjatë një fluturimi në Siberi më 29 Gusht.

Mbështetësit e tij pretendojnë se Navalny u helmua me urdhër të Presidentit Vladimir Putin. Por Kremlini mohon çdo pretendim të tillë. Ndërkohë, Gjermania ka kërkuar që Rusia të nisë një hetim për këtë ngjarje. /tvklan.al



Të ngjashme