Avokati i kritikut të Putin ka deklaruar se gjendja e tij shëndetësore sa vjen edhe rëndohet

Shëndeti i Alexei Navalny po përkeqësohet dhe ai ka filluar të humbasë ndjesinë në këmbë dhe duar. Avokati Vadim Kobzev është shprehur se kritiku i Putin është diagnostikuar me hernie kurrizore. Shtëpia e Bardhë ka theksuar se shëndeti i tij po vendoset në rrezik.

Kobzev, i cili vizitoi Navalny bëri të ditur se sëmundja po përparon dhe ai  ndjen dhimbje të forta në këmbë dhe kycet e dorës aq sa s’mundet t’i lëvizë ato.

Në fillim të kësaj jave, Navalny, u zhvendos në një pavion me të sëmurë me turbekuloz në burg, në qytetin Pokrov. Autoritetet kanë mohuar një gjë të tillë dhe janë shprehur se shëndeti i tij po mbahet në monitorim vazhdimisht.

Sekretarja e Shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, e konsideroi burgimin e Navalny të motivuar politikisht dhe një padrejtësi të rëndë, teksa bëri thirrje për lirimin e tij të menjëhershëm.

Grupi i të drejtave të njeriut Amnesty International tha se Navalny ishte burgosur në kushte që shkojnë deri në torturë dhe po i shkaktojnë atij një vdekje të ngadalë. Aktivistët thonë se burgu është i njohur për kushtet e tij të vështira.

Navalny-t i’u dha një dënim me kusht për përvetësim në 2014, një dënim i parë gjerësisht si i motivuar politikisht. Dënimi me kusht u bë një burg i vërtetë në Shkurt, pas kthimit të tij nga Gjermania, ku ai ishte duke marrë trajtim për helmim me agjentin nervor Novichok.

Klan News