Kritiku i Kremlinit ka kërkuar më shumë akses në libra dhe pushime më të gjata kur konsumon ushqim

Kritiku i Kremlinit, Alexei Navalny, doli përpara Gjykatës së Lartë në një video-konferencë për të argumentuar të drejtën për pushime më të gjatë gjatë momenteve kur konsumon ushqim si dhe akses në më shumë libra në burg.

Navalny ishte i veshur me një uniformë të zezë burgu dhe duke qëndruar pas hekurave në një dhomë të vogël. Kjo është dita e dytë me radhë që ai kishte marrë pjesë në seancat gjyqësore nga kolonia penale e Arktikut që quhet “Ujku Polar”, një nga më të ashprat e Rusisë, në të cilën u transferua muajin e kaluar pasi dënimi i tij u zgjat në më shumë se 30 vjet.

“Dhe prifti thotë, jepi të burgosurit libra. Por këtu nuk funksionon kështu. Sepse rregullat e reja të brendshme janë bërë në atë mënyrë që në qelinë time të ndëshkimit mund të ketë vetëm një libër, duke përfshirë libra me përmbajtje fetare, jo gazeta apo revista. Këto rregulla po shkelin të drejtat e mia.”

Ai gjithashtu argumentoi se pushimet midis vakteve ishin shumë të shkurtra.

“Unë marr dy gota me ujë dhe dy copa bukë të neveritshme. Dua ta pi normalisht ujë dhe ta ha këtë ushqim të mirë. Në dispozicion më kanë lënë vetëm 10 minuta për të ngrënë.”

Argumentet e tij nxitën një diskutim të hollësishëm me gjyqtarin dhe një përfaqësues të ministrisë së Drejtësisë për bibliotekat e burgjeve, rregullimin e vakteve dhe mobilimin e qelive. Navalny ka përdorur shpesh seanca të tilla si një mjet për të sfiduar autoritetet, duke demonstruar qëndrueshmërinë e tij dhe për të mbajtur një lidhje me botën e jashtme, pavarësisht kushteve të vështira të burgimit.

Transferimi i tij në Siberi erdhi vetëm dy muaj pasi presidenti rus Vladimir Putin kërkon një tjetër mandat presidencial duke ngjallur shqetësime për mirëqenien dhe sigurinë e tij. Udhëheqësi i opozitës ruse u dënua me 19 vjet burg në gusht. Ai dhe mbështetësit e tij thonë se akuzat e shumta kundër tij, duke filluar nga mashtrimi deri te ekstremizmi, ishin të sajuara për t’a bërë atë të heshte.

Klan News