Zhgënjejnë pretendentët, bien Lakers dhe Clippers

Pas dy fitoreve radhazi, kampionët e NBA amerikan, Los Angeles Lakers bien sërish.

Këtë herë, surpriza erdhi nga Feniks, që bëri të pavlefshëm 38-të pikët e LeBron Xhejms, për të fituar me shifrat 114-104. Sariç dhe Bridges ishin më të mirët në parket për Feniks duke shënuar 40 pikë të dy bashkë. Fitore që i katapulton në vendin e dytë në Konferencën e Perëndimit.

Humbje befasuese pësoi Milvoiki Baks, që u mund 128-97 nga Denver. Lojë tepër e dobët e treguar nga Baks, me Janis Antetekumpo autor i 27-pikëve, ndërsa për Nuggets titullarët realizuan mbi 10 pikë secili. Më i miri në parket ishte Nikola Jokic me një tribëll-dabëll, 37 pikë, 10 rebaund dhe 11 asiste.

Zhgënjen dhe Clippers, që bie në transfertën e Boston Celtics, me rezultatin e ngushtë 117-112. George realizoi 32 pikë, por që shërbyen vetëm për statistikë, pasi Boston, të udhëhequr nga Walker me 25 pikë dhe 38 pikët e ardhur nga stoli arriti që të shënoi fitoren e radhës. Në takimet e tjera, Memphis mposhti 125-111 përballë Washington, ndërsa Atlanta triumfoi 94-80 ndaj Miami.

Klan News