Uttah Jazz solid në kryesim, Golden State mposht Miami


Utah Jazz është i pandalshëm duke vendosur edhe një rekord në NBA amerikan. Jazz fitoj prej 9 takimesh radhazi dhe i fundit ishte ai ndaj Los Angeles Clippers me shifrat 114-96, me 24 pikë nga Mitchell dhe 23 pikë e 20 rebaund nga Gobert. Ecuria që e mban Jazz, në vendin e parë në Konferencën e Perëndimit.

Fitore pas shtesave regjistroi Golden State, 120-112 përballë Miami Heat, me kohën e rregullt që u mbyll në barazim 105-105.

Ylli i skuadrës Stephan Curry shkëlqeu me 25 pikë, 7 rebaund dhe 11 asiste. Chigaco Bulls iu imponua Detroit, me shifrat 105-102, ku shkëlqeu Grant i Detroit me 43 pikë. Filadelfia triumfoi 118-113 përballë Hjuston Rokets, ndërkohë që Indiana mposhti 134-128 Minnesotan.

Klan News