Një basketbollist rezulton pozitiv me Covid-19

NBA ndalet për shkak të koronavirusit. Rudy Gubert i Utah Jazz rezultoi pozitiv në testin e kryer. Ndeshja me Oklahoma City Thunder u anulua kur publiku ishte në brendësi të pallatit të sportit.

Lojtarët dhe stafet e të dy skuadrave përfunduan në karantinë, ndërsa Gubert nuk ishte i pranishëm në sallë në atë moment. Kjo situatë e krijuar detyroi organizatorët që mos të vendosin afat për pezullimin e ndeshjeve në kampionatin amerikan të basketbollit.

Kategorizimi në pandemi i koronavirusit nga Organizata Botërore e Shëndetësisë pritet të ndalë edhe Euroleague. Drejtuesit e turneut më të rëndësishëm kontinental të basketbollit po vlerësojnë këtë mundësi.

Tv Klan