Festivali Teatror “Hapat” mbylli siparin e edicionit të tretë mbrëmjen e kaluar në Teatrin  Kombëtar Eksperimental, ku u vlerësuan me çmime, realizimet më të mira mes 11 shfaqjeve të krijuara nga të rinj të taletuar, të cilët do të jenë e ardhmja e skenës teatrore shqiptare.

“Kush kujdeset për mua” është shfaqja që rrëmbëu çmimin si prodhimi skenik më i mirë, me regji të Xhuliano Brisku.

Aktorja më e mirë u shpall Erina Lazi, ndërsa Rafael Hoxhaj për të dytën herë vlerësohet si aktori më i mirë i ri në këtë Festival.

Drejtori i Teatrit Kombëtar Eksperimental, që mbështet këtë projekt, Gjergj Prevazi, u shpreh se kjo është një inciativë e rëndësishme për të mbështetur ata që do të mbajnë gjallë traditën e teatrit.

Nuk munguan çmimet për kostumografinë dhe koreografinë më të mirë, ndrësa në këtë festival u angazhuan më shumë se 70 të rinj të talentuar, që aspirojnë të lënë gjurmë në skenën teatrore shqiptare.

Tv Klan