Ministria e Kulturës ndau çmimet e Letërsisë për vitin 2017. Vepra më e mirë u vlerësua libri “Sonatë për gruan e një tjetri” i autorit Henrik Spiro Gjoka. Personazhi kryesor është një psikiatër, që mundohet të vendosë rregull në jetën e pacientëve të tij, ku edhe përfshihet në një histori pasioni, sa të bukur aq edhe të vështirë, me gruan e një tjetri.

Ndërsa, përkthimin më të mirë e mori Aida Bari me librin “Armëpushimi” i Primo Levit. Vepra tregon kthimin e shumë italianëve nga kampet e përqëndrimit drejt atdheut, duke i rënë kryq e tërthor Europës së shkatërruar nga lufta. Aida Baro numëron 20 vite punë në fushën e përkthimit.

Tv Klan