Rita  Ora  e  ndezi  skenën  që  në  momentet  e  para.  Ajo  fillimisht  u shfaq  me rrobëdëshambër dhe u ndërrua gjatë spektaklit mbi 10 herë. Këngëtarja më  origjinë  Kosovare është vlerësuar shumë për paraqitjen e saj duke marrë çmimin  fuqia  e muzikës.  

Shawn Mendes u  vlerësua si  artisti më i mirë, kënga më e mirë dhe këngëtari me më shumë fansa. Ai  fitoi  dhe  çmimin e artistit me të  mirë kanadez. Dua Lipa po  triumfon  në  skenat  botërore  e  s’kishte si  të  mos vlerësohej si artistja e re më e  mirë.

Ermal  Meta  gjithashtu  është  nderuar me çmimin artisti Italian më  i mirë. Këngëtarja  Camilla Cabello ka  fituar çmimin  Best POP. Kantautori Ed Sheraan është  vlerësuar  për zërin  e tij  dhe ka  marrë  çmimin  best live, ndërsa  Coldplay ka fituar best rock.

Mbreti i repit Eminem  ka fituar garën me reperët e tjerë duke fituar Best Hip hop, ai ka kënduar  në skenën e  MTV dhe këngën e tij më të  re ‘Walk On Water’ .

Për trofeun e Best Electronic ishin nominuar 5 artistë, Calvin Harris, Major Lazer, Martin Garrix, The Chainsmokers e David Guetta. Ky i fundit ka rrëmbyer çmimin.

Klan Plus