Fero dhe Arbenita janë një çift mjaft simpatik. Ata shpesh herë i shprehin njëri-tjetrin dashurinë përmes videove dhe fotove që hedhin në rrjetet sociale.

Por mesa duket lidhja e tyre ka pësuar një krizë së fundmi. Po qarkullojnë thashetheme se ata i kanë dhënë fund lidhjes së tyre disa vjeçare. Ata nuk janë parë pranë njëri-tjetrit prej kohësh dhe nuk ndiqen në rrjetet sociale.

Kujtojmë se çifti është ndarë shpesh herë, por gjithmonë janë rikthyer sërish bashkë duke e bërë lidhjen më të fortë. Shpresojmë që edhe këtë herë ata të sqarojnë problemet. /tvklan.al