Ndahet Butrint Imeri? “Si përpara”, publikohet kënga e re


Ndahet Butrint Imeri? “Si përpara”, publikohet kënga e re

18:40 26/06/2020

Këngëtari i njohur, Butrint Imeri ka publikuar pak orë më parë projektin e tij më të ri muzikor. Kënga më e re mban titullin “Si përpara”.

Xhirimet e videoklipit janë realizuar në bregdetin shqiptar duke sjellë një atmosferë verore. Teksti është shkruar nga vetë këngëtari, Nuk dhe BigBang (njëkohësisht edhe producentë). Por kujt i dedikohet kjo këngë?

“A kena mu dasht na t’dy si përpara? Kurrë pa mu ti s’ke nejt, Unë pa t’thirr ti s’ke flejt…“ janë disa nga vargjet e tekstit të këngës.

Një tjetër detaj që bie në sy është edhe titulli i gazetës që këngëtari mban në duar: “NDAHET BUTRINT IMERI?”. Mos ndoshta kënga është një dedikim për ish-të dashurën? Kjo mbetet për t’u zbuluar… /tvklan.al




Të ngjashme