Në puntatën e transmetuar ditën e sotme në “Talk Love Story” u vu re një “krisje” e marrëdhënies mes dy protagonistëve të këtij formati dashurie, Xhonit dhe Anxhit. Kjo e fundit është shprehur se ka një interes për fronistin, por kjo nuk do të thotë se ato janë të dashuruar së bashku.

Eni Shehu: Nëse nuk të ka ikur logjika akoma dhe nuk ke dëshirë që ta puthësh, ndoshta nuk ke interes të vërtetë….

Xhoni: Nuk është e vërtetë.

Eni Shehu: Xhoni unë, po perfirazoj fjalët e tua.

Anxhi: Unë dhe Xhoni kemi interes për njëri-tjetrin, por kjo nuk do të thotë që jemi të dashuruar me njëri-tjetrin, kështu që kjo më duket pak pa kuptim sepse normalisht kur dashuron e humbet logjikën, nuk mendon fare asnjë lloj gjëje, por ideja është se ne nuk jemi të dashuruar me njëri-tjetrin. Kemi interes, por dashuria është një gjë më e madhe, kështu që unë akoma nuk e kam humbur logjikën.

Xhoni: Është një gjë e bukur sepse unë kur filloj ta dashuroj, kur kam interes e kap direkt këtë pjesën a është interesi i dashurisë, a do të hyj në dashuri, atje filloj unë. Nuk pres që të dashurohem unë sepse dashuria është diçka kur pi një verë, rrini më vehte dhe  jo të dalësh nëpër kafe dhe të bësh: Jo unë jam me këtë. Jo, kështu nuk është dashuria. Kjo është thjesht ta njohësh tjetrin dhe sa t’i kapësh pjesën e qejfit asaj. Por dashuria fillon në shtëpi kur je me tjetrin dhe e merr  vesh a duroj unë dot kur po flet gjithë ditën, ajo është dashuria.

Eni Shehu: Dua të dëgjoj Sellmën.

Sellma: Unë doja të thoja që në radhë të parë ajo që bëra për Xhonin ishte njerëzore dhe pastaj veçanërisht që unë Xhonin e pëlqej shumë, e vlerësoj shumë dhe vlerësoj dhe atë pjesën që ai ka një respekt shumë të madh për vajzat./tvklan.al