Daron Acemoglu, Simon Johnson dhe James Robinson fituan çmimin Nobel për ekonominë për vitin 2024.
Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave tha se ky çmim jepet për “Studimet se si janë formuar institucionet dhe si ndikojnë në prosperitet.
Kryetar i Komitetit për Çmimin në Shkencat Ekonomike Jakov Svensson tha se pakësimi i diferencave të mëdha në të ardhurat midis vendeve është një nga sfidat më të mëdha të kohës sonë dhe laureatët kanë treguar rëndësinë e institucioneve shoqërore për arritjen e kësaj.
Ky është çmimi i fundit që do të jepet këtë vit dhe është me vlerë 1.1 milionë Dollarë.
Nobeli për ekonominë nuk është një çmim i mirëfilltë, por është krijuar më vonë nga banka qendrore e Suedisë në 1968.
Klan News