Evanthi Papa është një nënë 55-vjeçare, e cila po rrit e vetme vajzën e saj, për shkak se bashkëshorti e ka përzënë nga shtëpia, 3 muaj pas martesës. Në emisionin” Historia ime” në Tv Klan, ajo ka treguar se shkak për ndarjen u bë konflikti për celebrimin. Ish-bashkëshorti nuk pranonte të celebrohej me të, edhe pse ajo ishte shtatzënë. 

Evanthia më pas detyrohet të shkojë sërish tek shtëpia e prindërve, ku lind edhe vajzën, e cila sot është 25 vjeç. Në studio, Evanthia ka kërkuar drejtësi pasi e ka rritur vajzën e vetme dhe asnjëherë nuk ka përfituar pensionin e kujdestarisë. Gruaja ka kërkuar edhe bonus qiraje si e papunë, por askush nuk e ka përkrahur.

E rritur mes vështirësisë dhe pa dashurinë e babit, vajza e saj ka arritur të jetë një studente e shkëlqyer. Ndërsa në lidhje me ish-bashkëshortin e saj, Evanthia shprehet se nuk dëshiron të dijë asgjë për të.

Mirela Milori: Vajza me të atin nuk është bërë shumë më the?

Evanthi: Nuk është faji i vajzës, është i prindit.

Mirela Milori: E ka kërkuar ndonjëherë vajza?

Evanthi: Po kur ai s’është i gjallë, ç’të bëjë vajza?

Mirela Milori: Po ai vetë ka ardhur ta takojë ndonjëherë?

Evanthi: Jo, jo vajta e çova unë me postë policore të Divjakës tek dera, e shikonte kështu dhe fshihej. Kujt i fshihej?

Mirela Milori: Sa vjeç ishte vajza?

Evanthi: Ishte goxha e rritur.

Mirela Milori: Dhe nuk e takonte i ati?

Evanthi: Jo, jo! Ajo është fëmijë jetim.

Mirela Milori: Ka krijuar familje ai?

Evanthi: Unë s’dua ta di fare, rron apo nuk rron ai. Unë dua të di përgjegjësinë, edhe detyrimin që ka ndaj fëmijës së tij. Lavdi Zotit që na shpëtoi shpejt sesa vonë.

Mirela Milori: Po ka krijuar familje?

Evanthi: Ndonjë pyetje tjetër dua unë!

Mirela Milori: Ka fëmijë nga familja e re që ka krijuar?

Evanthi: Nuk dua ta di, se të kujt janë, se qysh se tek. Ai nuk po i gjendet pranë fëmijës. Fëmija është gjaku i zemrës, të therr shpirti kur thua fëmijë./tvklan.al