Komediani amerikan u gjet i vdekur në një dhomë hoteli 

Gjendet i vdekur në një hotel aktori Bob Saget. Ai u bë më i njohur si Danny Tanner i serialit “Full House”. 65-vjeçari ndërroi jetë në një dhomë hoteli në Florida, pas një shfaqjeje në Jacksonville.

Lajmin e trishtë e ka konfirmuar familja e tij.

Ne jemi të shkatërruar kur dëgjojmë lajmin se Bobi ynë i dashur ka vdekur. Ishte gjithçka për ne dhe duam që ju të dini se sa shumë ai i donte fansat e tij dhe kënaqej duke luajtur live dhe duke bashkuar njerëzit përmes së qeshurës”, thuhej në deklaratë.

Saget ishte në Florida si pjesë e turneut të tij, ndërsa ende nuk bëhen të ditura shkaqet e vdekjes.

Klan News