Robin-Williams

Ishte filmi “Mirëmëngjes Vietnam” në vitin 1987 që e lançoi atëherë 36-vjeçarin Robin Williams përfundimisht në kinemanë e madhe, duke u kandiduar për herë të parë për çmimin Oscar edhe pse atë e fitoi një dekadë më pas.

Sot, aktori dhe komediani brilant nuk është më mes nesh. Ai është gjendur i vdekur në banesën e tij Marin County në California, i asfiksuar.

63-vjeçari, me shumë mundësi ka kryer vetëvrasje, konfirmoi në një deklaratë policia lokale, megjithëse hetimet do të përcaktojnë saktë shkakun e vdekjes.

Nga sa mësohet, kohët e fundit aktori dhe komediani vuante nga depresioni. Në të shkuarën ai kishte patur probleme të varësisë nga droga dhe alkooli.

Williams u lind në Chicago në 1951, ndërsa karriera e tij artistike nisi fillimisht në show dhe komedi televizive.

Në 1998 fitoi një Oskar si aktori më i mirë në një rol mbështetës në filmin “Good Will Hunting – Hanting vullnetmiri”, ku luan personazhin e një mjeku terapist përkrah kolegëve të tij më të rinj Matt Demon dhe Ben Affleck. Me skenar origjinal të këtyre të fundit, filmi që kishte buxhet prej vetëm 10 milinë dollarë, fitoi më shumë se 225 milionë gjatë shfaqjes nëpër kinema dhe u nominua në total për 9 çmime Oskar.

Mes personaliteteve që reaguan për vdekjen e Williams ishte edhe presidenti Barack Obama.

Redaksia/Tv Klan