Louise Fletcher e cila fitoi Oskar për rolin e saj të paharrueshëm si infermiere Ratched në filimin “One Fleë Over the Cuckoo’s Nest” u nda nga jeta në moshën 88-vjeçare.  Karriera e aktores Fletcher zgjati 6 dekada duke përfshirë televizionin dhe filmin.

Ish kolegë  dhe fansa i bënë homazhe  aktores duke e cilësuar atë si një aktore absolutisht të mrekullueshme.  Ajo ishte krejtësisht e panjohur kur u zgjodh për të luajtur rolin e infermieres Ratched në filmin “One Flew over Cuckoo’s Nest” të vitit 1975.

Ajo e filloi karrierëne saj të aktrimit në vitet ’50, por ndaloi për më shumë se një dekadë në mënyrë që të kujdesej për fëmijët e saj.

I vendosur dhe filmuar në një spital psikiatrik në Orego në SHBA, “One Flew Over the Cuckoo’s Nest” i bazuar në romanin e vitit  1962 të Ken Kesey, u drejtua nga Milos Forman. Filmi pati një popullaritet të menjëhershëm,  fitoi shumë çmime dhe u fut në listat e filmave më të mëdhenjë amerikanë të  të   gjitha kohërave.

Në qendër të  filmit ishte infermierja mizore dhe llogaritëse Ratched e luajtur mjeshtërisht nga Fletcher. Ky personazh, infemierja, ishte një simbol i frikshëm i autoritetit institucional, e cili u vu përballë  individualizmit të Randle McMurphy, luajtur nga Jack Nicholson.

Sipas BBC, Instituti amerikan i filmit e ka konsideruar rolin e saj si një nga personazhe më të  mëdhenjë keqbërës në filma.

Fletcher fitoi çmimin Oscar në vitin 1976 për rolin e  saj, ndërkohë  që filmi u vlerësua si filmi më i mirë, me regjisorin jmë të mirë, skenarin më të mirë dhe aktorin më të mirë. Një ngjarje e rrallë që një  film i vetëm të vlerësohet me kaq çmime Oscar.

Fletcher ishte fëmijë e dy prindërve të shurdhët, e në ndarjen e çmimeve ajo i falënderoi ata  me anë të gjuhës së shenjave.

Për fat të keq edhe pse luajti në shumë filma të tjerë, karriera e saj nuk arriti më kurrë lartësinë që ajo pati në filmin “One Fleë Over the Cuckoo’s Nest”.  

Në vitin 1960 ajo u martua me producentin Jerry Bick, por u divorcua në vitin 1977. Louise Fletcher la pas dy djem, John dhe Andrew. Miq, fansa dhe artistë të tjerë ndan pikëllimin për humbjen e aktores në rrjetet sociale./tvklan.al