Doris Day, aktorja hollivudiane e cila ishte ikona e filmave në vitet ’60, është ndarë nga jeta në moshën 97-vjeçare. Fondacioni për kafshët që mban emrin e aktores, njoftoi ndarjen nga jeta të Day në banesën e saj në Kaliforni.

Ajo do të mbahet mend si një aktore legjendare dhe këngëtare. Doris Day ka luajtur në filma të ndryshme të kategorive dramë, komedi e muzikor, që e bënë atë të hynte në histori si një ndër ikonat e ekranit në periudhën e viteve 1950 – 1960.

Fondacioni bën me dije se në momentet e fundit të jetës aktorja ishte e rrethuar nga familjarë dhe miq të ngushtë, pasi ditët e fundit ishte prekur nga pneumonia. Doris Day mbushi 97 vjeç më 3 Prill. /

tvklan.al