Hajrie Rondo, një nga aktoret më të spikatura të kinemasë dhe teatrit shqiptar humbi betejën me sëmundjen që e mundonte prej vitesh.  E lindur në vitin 1951 në Delvinë ajo  interpretoi në rreth 120 role në teatër dhe 40 role në filma, duke u bërë një nga figurat më të dashura të ekranit.

Rondo do të mbahet mend për rolin e Tanës në filmin “Përrallë nga e kaluara” me regji të Dhimitër Anagnostit, ndërsa ka interpretuar në filma si  “Kush vdes në këmbë”, “Një emër midis njerëzve”, “Nëntori i dytë”, apo “Agimet e stinës së madhe”.

Gjendja e saj u përkeqësua në vitin 2013 kur nisi një kalvar të gjatë terapish kundër dy sëmundjeve që prekën shëndetin e saj.  Siç rrëfeu në këtë intervistë të fundit për emisionin e Rudinës në Televizionin Klan, ajo ishte tërhequr nga jeta publike për një periudhë prej 4 vitesh, por së fundmi vendosi të sfidojë sëmundjen që e mbajti larg nga skena për të luajtur në dramën “Tre dhëndurët” të dramaturgut të njohur shqiptar, Dionis Bubani.

Para pak muajsh Hajrie Rondo u prit disa në një takim të veçantë nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, i cili i dorëzoi asaj Medaljen e Mirënjohjes, në shenjë vlerësimi për kontributin e dhënë ndër vite në teatër dhe në film

Tv Klan

Rikthimi/ Në 22 Dhjetor 2016, kryebashkiaku Erion  Veliaj i jep Medalje Mirënjohje aktores Hajrie Rondo

22 Dhjetor 2016 –Komedia “Tre dhëndurët” ishte ristarti i aktores Hajrie Rondo në skenë. Pasi fitoi betejën e jetës me sëmundjen, në një takim me Kryebashkiakun e Tiranës ajo premtoi se rruga e nisur prej vitesh në skenë do të vazhdonte.

Hajrie Rondo: “

Kur dy zonjushat e nderuara, drejtoresha dhe Sonila, më bënë ofertën isha në dilemë: ta marr apo jo? Të rri në shtëpi, të mbyllem dhe të bashkëbisedoj e trishtuar me sëmundjen, apo t’i them asaj def, ik tutje sepse kam punë? Zgjodha këtë të dytën, bëra mirë dhe ia dola. Betohem dhe të jap fjalën se do të luftoj, do të luftoj fort t’i ngjis prapë ato shkallë, ajo është shtëpia ime

, ka thënë aktorja.”

Për dhjetëra role të luajtura në teatër dhe film, në shenjë vlerësimi Kryebashkiaku Veliaj i dorëzoi aktores Medaljen e Mirënjohjes.

Erion Veliaj: “

Për ne është një bekim, një inkurajim i jashtëzakonshëm që more përsipër këtë sfidë dhe duke marrë përsipër këtë sfidë, i ke dhënë kurajë kaq shumë djemve, vajzave, njerëz që ndoshta po kalojnë vështirësi me dramat e tyre, por duke parë kurajën tënde sot janë bërë me krahë.

 

Filmografia

Ballkan Pazar (2011)

Ne dhe Lenini (2009), ……………………….. Semihaja

Dhimbja e dashurisë (2008) serial

Tifozët (2004) – (TV), …………………………. Frosa

Borxhliu (1999) – (TV), ……………………….. Fija

Dashuri në krisma – (1997) (TV), …………. Zenepja

Gjithë fajet i ka paraja – (1996) (TV)

Pesha e kohës – (1988), ……………………… Evanthia

Një vit i gjatë – (1987), ………………………… Donika Saro

Përrallë nga e kaluara – (1987), …………… Tana

Kush vdes në këmbë – (1984), …………….. Lina

Një emër midis njerëzve-(1983)

nëntori i dytë – (1982), ………………………… Lima Kepiego

Agimet e stinës së madhe, – (1981), ……… Xifja

Vëllezër dhe shokë – (1980), ………………… Mara

/tvklan.al