Tragjedi edhe në çiklizëm. 23-vjeçari belg Michael Goolaerts u nda nga jeta gjatë garës Paris-Roubaix. Nga pamjet e filmuara duket qartë se ai është përplasur në anë të rrugës.

Për disa sekonda ai qëndroi ashtu i shtrirë teksa çiklistët e tjerë vazhduan garën.

Dyshohet se zemra e tij u ndal gjatë garës. Çiklistit iu dha menjëherë ndihma e shpejtë dhe u transportua në spitalin e Lilës me helikopter kur ishte ende në jetë po ai nuk mundi të mbijetojë.

Aksidenti përshkruhet si i një natyre tejet të rrallë.

Goolaerts u nda nga jeta mbrëmjen e së dielës në spital pas të gjitha sforcove mjekësore për ta mbajtur në jetë.

Gara Paris – Rubaix është një nga garat më të vështira pasi çiklistëve iu duhet të përshkojnë 260 kilometra.

Tv Klan