Regjisori dhe aktori mbante titullin “mjeshtër i madh”

Ndahet nga jeta në moshën 84-vjeçare aktori dhe regjisori shqiptar Dhimitër Orgocka.

Regjisori i njohur është ndarë nga jeta si pasojë e një hemoragjie cerebrale.

Si regjisor Orgocka kishte vënë në skenë 104 premiera në teatrin e Korçës, Fierit, Elbasanit, Prishtinës, Shkupit. Ai mbante titullin “Mjeshtër i madh”.

Si aktor, Orgocka numëron 82 role të interpretuara në skenat e teatrove shqiptare. Ndërsa në kinematografi njihet për rolet e tij tek filmi Gjeneral Gramafoni, Rrugicat që kërkonin diell, Asgjë nuk harrohet, Njerëz në rrymë, Yjet e netëve të gjata dhe Horizonte të hapura.

Tv Klan