Regjisori pësoi atak kardiak në Romë

Është ndarë nga jeta në moshën 56-vjeçare regjisori dhe skenaristi i njohur Gjergj Xhuvani. Ai ka ndërruar jetë në spitalin e Romës pas një ataku kardiak. Gjergj Xhuvani ndodhej në Itali, ku po punonte për filmin, titulluar “Liqeni im”, të cilin nuk mund ta përfundonte.

Produksioni i tij i fundit në kinematografinë shqiptare ishte “Engjëjt janë larg”, historia e 12 jetimëve që nën kujdesin e një prifti, përpiqeshin t’i mbijetonin luftës në Kosovë.

Gjegj Xhuvani numëron një sërë prodhimesh kinematografike dhe disa çmime.

Disa nga filmat e tij janë: “Lindje, Perëndim, Lindje”, “I dashur armik”, “Parrullat”, E “Diela e fundit apo Bardh e zi”.

Xhuvani me filmin parrula u bë kineasti i parë që çoi Shqipërinë në Festivalin e Filmit në Kanë.

Tv Klan