Samuel Willenberg, i mbijetuari i fundit i kampit nazist gjerman Treblinka, në Poloni, është ndarë nga jeta në moshën 93 – vjeçare, në Izrael.

I vetmi që mendohet të ketë mbijetuar nga 67 njerëz, ai arriti të arratisej duke u kacavjerrë mbi trupat e grumbulluar në një gardh teksa nazistët qëlluan mbi të burgosurit gjatë një tentative masive për t’u arratisur.

Në 2013, ai u rikthye në këtë vend për të festuar 70 – vjetorin e arratisjes së tij.

Rreth 870 mijë njerëz vdiqën në dhomat e gazit të Treblinkas, më shumë se në çdo kamp tjetër, përveç Auschwitz.

2

Në 1942, kur ishte vetëm 19 – vjeç, Willenberg ishte në mesin e 6 mijë hebrenjve që u transportuan me tren në kamp. Atyre iu tha se ndodheshin në një kamp tranzit dhe se duhet të bënin dush përpara se të dërgoheshin në destinacionin e radhës.

Në të vërtetë, dhomat e dushit ishin dhoma gazi.

Por për shkak se ishte murator, ai u caktua të bënte punë krahu dhe falë kësaj arriti t’i shpëtonte vdekjes. Puna e tij ishtë që të kontrollonte nëpër sendet e njerëzve që dërgoheshin në dhomat e gazit.

Pas luftës, Willenberg, 2 motrat e të cilit u vranë në kamp, u largua për në Izrael ku u bë topograf.

Komandanti i Treblinkës, Franz Stangl, në Tetor të 1970 u dënua me burgim të përjetshëm nga një gjykatë në Duesseldorf.

Sot nuk ka mbetur asgjë nga kampi i përqëndrimin, përveçse hiri i fëmijëve, grave e burrave që u vranë atje, pjesa më e madhe hebrenj. /tvklan.al