Ikona e modës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gloria Vanderbilt, është ndarë nga jeta në moshën 95-vjeçare. Çastet e fundit të jetës i kaloi me familjarët në shtëpinë e saj.

Djali i 95-vjeçares, Anderson Cooper, konfirmoi se Gloria vuante nga kanceri në stomak. Gloria Vanderbilt ishte mbesa e madhe e Cornelius Vanderbilt, manjat i shekullit të XIX. Ajo ishte gjithashtu një aktore dhe piktore e talentuar, si dhe autore e disa librave.

Gloria nuk kishte mbushur ende 2 vjeç kur babai i saj u nda nga jeta. Në vitin 1934 pati një betejë të madhe ligjore për kujdestarinë e Gloria Vanderbilt, midis nënës së saj dhe hallës në New York.

Beteja ligjore u fitua përfundimisht nga halla e Glorias, që në atë kohë u cilësua nga mediat si “gjykimi i shekullit”. /tvklan.al