Është ndarë sot nga jeta në shtëpinë e tij në Budapest, në moshën 86-vjeçare fituesi i parë i çmimit “Nobel”, në letërsinë hungareze, Imre Kertesz.

I nderuar me këtë çmim në vitin 2002, shkrimtari hungarez i kishte mbijetuar nga kampet e përqëndrimit nazist.

“Të jesh pa fat” është romani që e bëri të famshëm dhe tregon eksperiencën e një 11-vjeçari hungerez, që kalon në horroret e kampit të Auschwitz dhe më pas në atë të Buchenwald.

Imre Kertesz u lind në një familje hebraike dhe në moshën 15-vjeçare u dërgua në kampin Auschwitz. Më pas në 1944, u transferua në Buchenwald dhe pasi i mbijetoi kalvareve në kampet e përqëndrimit, u lirua në vitin 1945.

U kthye në Hungari në 1948, filloi të punonte si gazetar për një të përditshme në Budapest.  Pas shërbimit ushtarak, filloi të përkthente veprat e Niçes dhe Frojdit dhe nisi të shkruante.

Libri e tij “Të jesh pa fat” ka  fymëzuar dhe një film në vitin 2005, ku vetë Kertesz punoi skenarin./tvklan.al