Futbolli ka humbur një tjetër ikonë të tij. Gianluca Vialli u shua në moshën 58-vjeçare këtë të premte në një spital të Londrës. Ish-sulmuesi vuante nga tumori në pankreas që e zbuloi në 2017. Askokohe ishte pjesë e stafit të Roberto Mancinit te përfaqësuesja e Italisë.

Pas kurave shëndeti i Vialli u përmirësua, por me kalimin e kohës problemet u rikthyen. Gianluca Vialli është një nga futbollistët italianë më të njohur. Vialli e nisi karrierën si profesionist te Cremonese në 1980.

Më pas u aktivizua me Sampdoria, Juventus dhe Chelsea ku fitoi trofe të shumtë mes tyre edhe Champions League. Me përfaqësuesen e Italisë luajti nga 1985 – 1992. Si trajner drejtoi në Angli, Chelsea dhe Ëatford.

Tv Klan