Lajme Arkiva – TV Klan 2002

Është ndarë nga jeta në moshën 48 vjeçare si pasojë e një infarkti, këngëtari shqiptar nga Maqedoni Agron Berisha. Ky këngëtar është një nga përfaqësuesit më të njohur të muzikës shqiptare në trevat e Maqedonisë, i cili më pas pati mjaft sukses edhe në Kosovë e Maqedoni.

Agron Berisha është autori i dhjetëra krijimeve muzikore dhe një pjesë e këngëve të krijuara prej tij, janë interpretuar nga emra të njohur këngëtarësh shqiptarë. Madje një pjesë e tyre janë përkthyer edhe në gjuhë të tjera. Periudha e fundit e jetës së këtij artisti ka qenë tepër produktive, ku Agron Berisha ka realizuar disa koncerte recitale në Tiranë dhe Prishtinë, si dhe ka realizuar dy albume muzikor, njëri prej të cilëve pritej të publikohej së shpejti.

Televizioni Klan nëpërmjet njërës prej këngës më të famshme të këtij këngëtari gjen kështu disa minuta për t’i bërë homazh, karrierës artistike të Agron Berishës./tvklan.al

Gazetare – Fjodora Fjora