Ka ndërruar jetë në moshën 80 vjeçare një ndër kompozitorët më të njohur nga Kosova.

Mediat lokale shkruajnë se lajmin për ndarjen nga jeta të Gjergj Kaçinarit e kanë njoftuar vetë familjarët, ndërsa saktësojnë se do të përcillet për në banesën e fundit ditën e shtunën në orën 14:00, në varrezat katolike në Prishtinë.

“Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se me datën 26 dhjetor 2019, kaloi në amshim bashkëshorti, tata dhe gjyshi jonë i dashur Gjergj Kaçinari. Të pikëlluar: bashkëshortja Greta, vajza Klorinda dhe nipi Justini”,

Kaçinari ishte i njohur jo vetëm në fushën e muzikës por edhe atë letrare. /tvklan.al