Amfilohije ishte infektuar me koronavirus

Kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, mitropoliti Amfilohije, ka ndërruar jetë mëngjesin e së premtes.

Lajmi u konfirmua nga Kisha, e cila tha se Amfilohije 82 vjeç, vdiq në Qendrën Klinike të Malit të Zi në Podgoricë.

Më 7 Tetor u bë e ditur se Amfilohije ishte shtruar në spital për trajtim të koronavirusit.

Fillimisht, mjekët e vlerësuan situatën e tij si të qëndrueshme, por një ditë më parë udhëheqësja e Klinikës së Pulmologjisë në këtë spital tha se gjendja e mitropolitit ishte serioze dhe i intubuar.

Mali i Zi është një nga vendet më të prekura nga koronavirusi, teksa ka regjistruar gjithsej mbi 17,300 raste dhe 282 viktima.

Tv Klan