“Kaiser” vuante nga disa sëmundje të rënda, dy herë kampion bote si lojtar e trajner

Futbolli botëror në zi! Legjenda e futbollit gjerman dhe atij botëror Franz Bekenbauer ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare. Lajmi u konfirmua për mediat botërore nga familjarët e dy herë kampionit të Botës me kombëtaren e Pancerave, pas një lufte të gjatë me disa sëmundje. Betejë që ish-mbrojtësi nuk arriti ta fitonte.

Bekenbauer është një ikonë e futbollit gjerman, ku ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit dhe fituar 104 ndeshje me Gjermaninë Perëndimore, ku arriti të triumfojë në Botërorin e vitit 1974 si futbollist dhe 16 vite më vonë në pankinë. Në karrierën e magjishme, 78-vjeçari mori edhe çmime të rëndësishme individuale, ku bien në sy dy Topa të Artë, në vitin 1972 dhe 1976. Gjithashtu ai ka fituar një Kampionat Europian, 5 Bundesliga, 4 Kupa gjermanie, për tu përfshirë edhe në mesin e lojtarëve më të mirë në historinë e futbollit botëror.

I ashtëquajtur si ‘Mbreti’, ai bëri diferencën gjatë periudhës si lojtar, ku aktivizohej në qendër të mbrojtjes dhe shfaqej elegant dhe dominues falë sigurisë që sillte në prapavijë. Gjithashtu, me fanellën e Bayern Munich, ai arriti të fitojë tripletë titujsh në futbollin gjerman, midis viteve 1972 dhe 1974, për tu pasuar më pas me tre trofe në futbollin Europian.

Por shkëlqimi i tij në fushën e lojës dhe pankinë u zbeh disi në moshën 71-vjeçare. Ai u hetua mes akuzave për korrupsion dhe në vitin 2014, iu dha një ndalim 90-ditor pasi nuk ndihmoi hetimet mbi korrupsionin e pretenduar nga ofertat e Kupës së Botës 2018 dhe 2022.

Klan News