Është ndarë nga jeta në moshën 73 – vjeçare stilistja italiane më famë ndërkombëtare Laura Biagotti. Biagiotti është e njohur si mbretëresha e Kashmirit, si rrjedhojë e përdorimit të materialit të shtrenjtë në pothuajse të gjitha veshjet e stiluara nga ajo.

Stilistja italiane pushtoi tregjet botërore të modës me veshjet e saj të buta dhe të lirshme. Ajo u nda nga jeta pas një ataku kardiak në orët e para të mëngjesit të së premtes.

Laura Biagiotti, me origjinë nga Roma i dedikoi vendit të lindjes edhe një linjë parfumesh. Karriera e saj nisi zyrtarisht në vitin 1966, kur prezantoi koleksionin e saj të parë. /TV KLAN