Ish-portieri i ekipit tonë Kombëtar dhe Partizanit, Mikel Janku është ndarë nga jeta në moshën 78 vjeçare, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.

Janku ishte një ndër figurat më të spikatura të futbollit shqiptar dhe Klubit Partizani në vitet 60-të.

Në një njoftim në rrjetin social Facebook, klubi i Partizanit njofton për ndarjen nga jeta të Jankut ku përcjell dhe ngushëllimet.

“FK Partizani shpreh dhe përcjell ngushëllimet më të sinqerta familjes Janku dhe të afërmve të tij për humjen e njeriut të tyre më të dashur. Janku kampion dhe fitues i kupave me Partizanin ka mbrojtur portën e të kuqve dhe ekipit tonë përfaqësues në periudhën 1962 – 1969. Pas largimit nga futbolli i luajtur, Janku ka qenë drejtues i klubit Partizani. Nga viti 1992 ai është përkushtuar në rolin e opinionistit në shumë emisione sportive dhe ka punuar për një periudhë të gjatë kohe si gazetar sportiv. 

Në 70 vjetorin e themelimit Klubi i Futbollit Partizani i akordoi Mikel Jankut “Medalje të Meritës” , ndërsa Federata e Futbollit e ka vlerësuar me titullin “Nderi i Futbollit Shqiptar”.

U PREHSH NË PAQE LEGJENDA E KUQE MIKEL JANKU!”

/tvklan.al