Një tjetër mjek nuk e ka fituar dot betejën me sëmundjen e koronavirusit Covid-19.

Mjeku Drini Dobi është ndarë jeta pasi nuk i ka mbijetuar dot kësaj sëmundje.

Dobi ishte dërguar në Itali për mjekim më të specializuar pasi gjendja e tij ishte përkeqësuar pas infektimit me Covid-19.

Pak ditë më parë, familjarë të mjekut kishin bërë apel dhe thirrje për të mbledhur sa më shumë fonde për kurimin e Drini Dobit në Itali. /tvklan.al