Ndahet nga jeta “mjeshtri” i analizave të ADN-së në Shqipëri



Ndahet nga jeta “mjeshtri” i analizave të ADN-së në Shqipëri

10:20 09/07/2020

Akademia e Shkencave ka njoftuar këtë të enjte se është ndarë nga jeta në mënyrë të papritur profesor Grigor Zoraqi. Ai ishte bashkëpunëtor dhe anëtar i “Njësisë së Bioteknologjisë dhe Gjenetikës” pranë Akademisë së Shkencave. Mes komunitetit shkencor, Zoraqi njihej si “mjeshtri” i analizave të ADN-së.

“Ndarja e tij nga jeta është humbje e madhe jo vetëm për njerëzit e dashur të familjes, për Akademinë e Shkencave dhe të gjithë bashkëpunëtorët dhe shkencën shqiptare”, thuhet në njoftimin e Akademisë së Shkencave.

Zoraqi i ka kryer studimet e larta në Universitetin “La Sapienza” në Romë. Në Shqipëri punoi si pedagog i gjenetikës pranë fakultetit të Veterinarisë. Ai është një ndër gjenetistët me kontribut të veçantë në Shqipëri.

Zoraqi numëron një numër të madh artikujsh dhe punimesh shkencore të botuara në revistat më të mira shkencore./tvklan.al




Të ngjashme