Motra e George Michael, Melanie Panayiotou është ndarë nga jeta në moshën 55-vjeçare, tre vjet pas vdekjes së këngëtarit në ditën e Krishtlindjes 2016.

Ajo u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Hampstead, në veri-perëndim të Londrës më 25 Dhjetor, por lajmi është bërë publik sot në mediat sociale.

Melanie trashëgoi një pjesë të pasurisë së vëllait të saj e cila përfshinte 97.6 milionë Paund dhe një rezidencë në Highgate, në Londrën Veriore  pas vdekjes së tij.

Në intervistat e mëparashme ajo ka folur rreth jetës së këngëtarit të famshëm duke përmendur sukseset e tij.

Klan Plus