“Nderi i kombit” la pas dhjetëra libra me poezi

Është ndarë nga jeta në moshën 67-vjeçare poeti dhe kineasti Petrit Ruka. Kohët e fundit ai vuante nga një sëmundje në zemër.

Lajmin për ndarjen nga jeta e kanë dhënë të afërmit e tij. Petrit Ruka njihet si një nga poetët më të mire, duke marrë edhe titullin “Nderi i Kombit”.

Ai ka botuar mbi 10 vëllime me poezi dhe disa dhjetëra skenarë filmash, dokumentarë e monografi.

Tv Klan