Është ndarë nga jeta në moshën 68-vjeçare aktori Vincent Marzello, i njohur për filmin aq të dashur, “The Witches”.

Lajmin për humbjen e tij e ka dhënë bashkëshortja në një postim në rrjetet sociale por duke mos dhënë detaje.

Ajo kërkoi ndjesë që e njoftoi largimin e tij në këtë mënyrë, por tha se ishte tejet e ngarkuar për të telefonuar të gjithë miqtë dhe dashamirësit e tij.

Ajo shkroi se humbja e bashkëshortit e kishte shkatërruar dhe se dhimbja që po përjeton është e papërshkrueshme, duke u lutur kështu që mediat të respektojnë privatësinë e familjes së saj. /tvklan.al