Ndahet nga jeta nëna e Sylvester Stallone


Ndahet nga jeta nëna e Sylvester Stallone

19:44 22/09/2020

Nëna e aktorit hollivudian të njohur si Rambo, Jackie Stallone, ka vdekur sot në moshën 98-vjeçare.

Lajmin e beri te ditur djali i saj i vogël, Frank Stallone në një postim në Instagram:

“Personazhi më i madh se vetë jeta, nëna ime e cila njihej si astrologe dhe promovuese e mundjes, vdiq në gjumë ashtu siç kishte dëshiruar gjithmonë”.

Frank, poashtu i kushtoi disa rreshta falenderimi vëllaut të tij Sylvester, duke thënë se ai ishte kujdesur dhe e kishte trajtuar nënë e tyre si një mbretërshë gjatë gjithë jetës.

Jackie Stallone u martua me burrin e saj të parë Frank Stallone Sr,i cili ishte një floktar dhe aktor i rastit, në vitin 1945. Ata qëndruan së bashku për 12 vjet dhe kishin dy djem: Aktorin Sylvester dhe muzikantin Frank.

Përderisa djali i saj Sylvester u ngjit në listën A të Hollivudit falë filmave të njohur si Rambo dhe Rocky, Jackie Stallone mbeti më një profil relativisht të ulët. Emri i saj u bë i njohur vetëm rreth vitit 1990, falë pasionit të saj të përjetshëm për astrologjinë.

Në 1989, ajo shkroi librin Star Power i cili ishte një udhëzues astrologjik për sukses dhe filloi të bënte paraqitje të rregullta në televizion si astrologe. /tvklan.al



Të ngjashme