Ajo njihet si legjenda e Hollywood-it. Në mes këngëve dhe filmave te saj, Debbie Reynolds nuk do të harrohet në tërë botën.

Është ndare nga jeta në moshën 84-vjeçare, vetëm një dite pasi vajza e saj, aktorja amerikane Carrie Fisher e njohur si Princesha Leila e Star Wars, vdiq në moshën 60-vjeçare pas një ataku kardiak.

Lajmi u bë i ditur nga djali i saj, Todd Fisher, i cili tha se ylli hollywoodian u dërgua me urgjencë në një spital të Los Angeles-it pas një ataku kardiak.

Reynolds e cila është bërë e famshme me filma si “Singing in the Rain” ka aktruar përkrahë legjendave të tjera si Gene Kelly, Frank Sinatra, Tony Curtis, Fred Astaire dhe Dick Van Dyke. Gjatë karrierës së saj artistike ajo është nominuar për çmimin Oskar për rolin e saj në filmin e vitit 1964, “The Unsinkable Molly Brown”./ TV KLAN