Biznesmeni dhe industrialisti David Koch është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare. Lajmi është konfirmuar nga familja e biznesmenit. David Koch dhe vëllai i tij Charles janë ndër donatorët më të mëdhenj të organizatave konservatore, duke dhuruar miliarda Dollarë.

Në vitin 2018, 79-vjeçari ishte tërhequr nga drejtimi i bizneseve “Koch Industries” për shkak të problemeve shëndetësore.

David Koch është një nga njerëzit më të pasur të botës. Në renditjen e Forbes, ai dhe vëllai i tij renditen në vendin e 11-të më të pasurve.

David Koch ka qenë i prekur edhe nga kanceri i prostatës 27 vite më parë. Në atë kohë, mjekët i dhanë 5 vite jetë, por biznesmeni mundi të fitonte betejën me sëmundjen.

Ai ka dhuruar gjithashtu qindra miliona Dollarë për studime në mjekësi. /tvklan.al