Francesca Susano, gruaja që konsiderohej si më e vjetra në botë, ndërroi jetë në moshën 124-vjeçare, ndërsa pas vdekjes së Natabai Tinsi, disa e konsideruan atë si gruan më të vjetër në planet.

Ajo quhej “Nëna Lola” dhe lindi në Filipine më 11 Shtator 1897. Sipas të afërmve, ajo vdiq më 22 Nëntor, në shtëpinë e saj në Kabankalan, Negros.

Shkaku i vdekjes së saj nuk është përcaktuar. Vlerësimi se Francesca Susano ishte gruaja më e vjetër në botë, e lindur në shekullin e 19-të,  u bë në Shtator të këtij viti “Rekordet Botërore Guinnes” verifikuan dokumentet për ta shpallur zyrtarisht atë personin më të vjetër në botë.

Lola Iska do të mbetet gjithmonë frymëzimi dhe krenaria jonë”, thuhet në njoftimin e qeverisë filipinase.

Klan News