Ndahet nga jeta në moshën 98-vjeçare profesor Hasan Ceka, themelues i arkeologjisë shqiptare dhe një ndër të parët eksplorues të Apollonisë. Ai lindi në vitin 1900 në qytetin  Elbasanit dhe shkollën e mesme dhe të lartë në degën e arkeologjisë, ai i kreu në Austri. Profesor Ceka ka përgatitur disa breza arkeologësh ndërkohë që shumë monumente të kulturës në krahinën veriore të vendit, ekzistojnë falë punës dhe vullnetit të tij. Sot në shtëpinë e profesorit, babit të politikanit Neritan Ceka, kanë shprehur ngushëllimin e tyre shumë miq, të afërm si dhe zyrtarët më të lartë të shtetit shqiptar. Ndarja e tij nga jeta është cilësuar si humbje e madhe për historikun e shkencave dhe arkeologjisë.

Pamje foto profesor Hasan Ceka. Pamje kryeministri Pandeli Majko dhe politikanë të tjerë ngushëllimet në shtëpi, ceremonia e varrimit./tvklan.al

Gazetar : Vladimir Lame